Borusia Dortmund vazhdon rrugën drejt titullit kampion duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme. Suksesi i radhës ka ardhur përballë Hanoverit, ku fitorja 3-1 i ka dhënë mundësinë të shkëputet 4 pikë para ndjekësit më të afërt.
Dygolëshi i Levandovskit bëri të mendohej që Dortmund do të fitonte qetësisht, por Ja Konan vështirësoi punën e vendasve me golin e tij në minutën e 60-të. Për të vulosur suksesin 3-1, mendoi Perisiç, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 92-të.
Me suksesin e sotëm, Borusia Dortmund është ngjitur në kuotën e 52 pikëve, 4 më shumë se vendi i dytë që tashmë mbahet nga Bajern Mynih.
Bavarezët kanë lënë pas dështimet e kohëve të fundit dhe falë dy golave të Frenk Riberi kanë mundur 2-0 Shalken, një rival direkt për renditjen në kampionat. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Bajern Mynih-Shalke 2-0
B. Dortmund-Hanover 3-1
Sunday, 26 February 2012 19:41