Paris Sent Zhërmen ka marrë një barazim spektakolar 4-4 në fushën e Olimpik Lion në një ndeshje emocionuese deri në sekondat e fundit. Horo hapi serinë e golave për miqtë në minutën e 21-të, por brenda 6 minutash, nga e 34-ta, në të 40-n, Gomis, Lopez dhe Bastos çuan avantazhin e Lion në 3-1. Një gol me 11-metërsh i Nene në minutën e 45-të mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-2 në favor të ekipit vendas, që gjeti golin e katërt me Briand në minutën e 58-të. Por që nga ai moment, ishte PSZH që sulmoi me të gjitha forcat e gjeti rrjetën me Seara në minutën e 73-të, ndërsa Horo shënoi goli e barazimit në minutën e 90-të të ndeshjes.
Por ky rezultat nuk ndihmon PSZH të mbajë kreun e renditjes ku tashmë gjendet Montpelie, që mundi minimalisht 1-0 skuadrën e Bordo falë golit të Utaka në minutën e 80-të. Montpelie kryeson tabelën e renditjes me 53 pikë, ndjekur nga PSZH me 1 pikë më pak. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Ajacio-Dizhon 2-1
Okser-Sent Etien 0-0
Evian-Nensi 2-0
Montpelie-Bordo 1-0
Nisë-Kanë 1-0
Valensien-Lorient 2-0
Lion-PSZH 4-4
Sot
Brest-Marsejë 17:00
Tuluzë-Sosho 17:00
Rëne-Lilë 21:00
Sunday, 26 February 2012 09:03