Ish-legjenda e futbollit holandez, Rud Gulit, ka deklaruar se Gjermania e Lëv dh Spanja e Del Boskes janë favoritët kryesor për triumfin në Euro 2012, dhe ka hedhur poshtë Angli dhe Italinë në këtë garë, ku nuk përfshin mes pretendentëve as Holandën e tij.
Të dy vendet u takuan në një miqësore në nëntor, ku skuadra e Joakim Lëv fitoi bindshëm me rezultatin 3-0 dhe Gulit beson se dallimi mes dy vendeve ishte i qartë.
“Nuk ka rëndësi që ishte një miqësore. Kur Gjermania luan kundër Holandës, ka gjithmonë presion”.
“Ne jemi fqinjë, kështu që të dyja palët përpiqen për të fituar – dhe gjermanët fituan bindshëm”, ka thënë Gulit.
“Gjermanët janë padyshim favoritët, së bashku me spanjollët. Ata do të jenë kundërshtarë të vështirë për Holandën”.
Gulit beson se Anglia dhe Italia, dy vendet në të cilën ai luajti si lojtar, kanë pak shanse për fitore.
“Në futbollin anglez, ka një problem: pozicionet më të rëndësishme në klubet e mëdha janë gjithmonë të zënë nga të huajt: portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi”.
“Prandaj, britanikët janë pa një mesfushor vërtetë të mirë. Por sigurisht ata ende kanë lojtarë shumë të mirë”.
“Futbolli italian është në krizë. Problemi është tek stadiumet. Një shembull i mirë është Juventusi. Në “Delle Alpi” kishte vetëm rreth 16.000 spektatorë gjatë ndeshjeve. Megjithatë, stadiumi i ri është pothuajse gjithmonë plot dhe Juve luan shumë mirë aty”.
“Italianët dinë se si të luajnë në turnetë e mëdha dhe unë shpresoj që ata të kthehen përsëri në një nivel të lartë”.
Gjermania dhe Holanda do të takohen në fazën e grupeve të turneut. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 19:51