Tierri Henri, i cili është kthyer përsëri tek Nju Jork Red Bulls, beson se tri pikë kundër Totenhem mund të ringjallin klubin e tij të vjetër.
“Unë do të jem në Arizona për një kamp para-sezonal dhe me siguri unë nuk do të mund të shikoj atë me Tainio Temu sepse ai është një tifoz i Totenhem”, tha Henri për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Për vite të tëra kemi dominuar kundër Totenhem dhe tani është e kundërta. Por ky është derbi, i cili nuk duhet humbur dhe ne kemi nevojë për këto tre pikë”.
“Shpresojmë se do të jetë derbi që mund të ndezë lojtarët, tifozët dhe të gjithë njerëzit e Arsenalit”.
“Kampionati është dhe do të vazhdojë të jetë shumë i vështirë, por prania mes katër më të mirëve është në duart e Arsenalit. Ata luajnë në shtëpi me Çelsin, Totenhemin dhe Njukasëllin, ndaj arritja tek Liga e Kampionëve nuk është e pamundur”, deklaroi Henri. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 16:58