Mesfushori i Valencias, Dani Pareho, ka bërë të qartë se ai do të bëjë maksimumin e tij për të provuar vlerën e tij për ekipin e parë në mungesë të lënduarit, Ever Banega.
Argjentinasi iu nënshtrua operacionit në fillim të kësaj jave, dhe do të jetë jashtë veprimit për pjesën e mbetur të sezonit. Pareho, i cili iu bashkua Valencias nga Getafe në verën e vitit 2011, ndjen keqardhje për dëmtimin e shokut të skuadrës, por insiston se ai do të japë më të mirën e tij për të bindur trajnerin Unai Emeri me aftësitë e tij.
“Deri tani nuk kam pasur shumë hapësira”, tha 22-vjeçari në faqen zyrtare të UEFA-s.
“Është e tmerrshme ajo që ndodhi me Ever por është e qartë që unë mund të kem më shumë shanse tani dhe do të përpiqem të shfrytëzoj këtë mundësi. Në fakt, unë do të jap gjithçka nga vetja”.
Ish-ylli i Getafes ishte shumë i kënaqur me fitoren ndaj Stouk, dhe me përparimin që ka bërë skuadra e tij.
“Ne jemi të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur, sepse duke marrë fitore dhe kualifikim nuk ishte e lehtë. Kjo vjen pas një fundjave të tmerrshme, kur Valencia u mund 5-1 nga Barcelona dhe morali jonë ishte në dyshim, kështu që kjo fitore është me të vërtetë shumë e mirëpritur”.
Valencia tani do të ndeshet me gjigandët holandez të PSV-së në raundin e 1/16. Ndeshja e parë zhvillohet në “Mestaja” më 8 mars. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 16:16