Legjenda e Holandës, Johan Krujf ka rënë dakord që të bashkohet me skuadrën meksikane Çivas Guadalahara në rolin e këshilltarit.
Ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës, kohët e fundit dha dorëheqjen si anëtar i bordit mbikëqyrës te Ajaks së bashku me katër homologët e tij, pas një mosmarrëveshje në lidhje me emërimin e Luis Van Gal si drejtor ekzekutiv.
Krujf pritet që të vazhdojë punën e tij te Ajaks si një këshillues jozyrtar, por pronari i Çivas, Horge Vergara ka konfirmuar se legjenda holandeze do të marrë një rol në skuadrën meksikane.
“Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të kuptojë se ky është një shans i madh për ne dhe për Meksikën. Krujf është Papa i futbollit”, tha Vergara për “Medio Tiempo”.
Çivas ka njoftuar në faqen zyrtare që Krujf do të prezantohet para mediave më 25 shkurt në stadiumin “Omnilife”. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 12:49