Mançester Junajtid ka qenë shumë pranë një eliminimi të bujshëm nga Europa League pasi ekipi anglez është mundur në shtëpi nga Ajaksi me rezultati 2-1. Mendohej se anglezët do ta kishin të lehtë pas suksesit 2-0 në sfidën e parë në Holandë. Skenari dukej perfekt edhe në ndeshjen e kthimi kur “Çikarito” Hernandez ka gjetur golin që në minutën e 6-të. Por më pas kanë qenë holandezët që kanë shkaktuar drithërima në “Old Traford” falë golave të Ozbiliz dhe Alderveireld, duke i shkuar shumë pranë kualifikimit. Gjithsesi, anglezët janë mbrojtur mirë në minutat e fundit dhe kanë arritur të marrin rezultatin që i kalon në turin tjetër.
Shalkes i është dashur koha shtesë për t’u kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira në turne, pasi në përballjen me çekët e Viktoria Plzen, gjatë kohës së rregullt nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1-1, ashtu si në sfidën e parë në Çeki. Janë dashur dy gola të tjerë nga Huntelar në kohën shtesë, i cili kishte shënuar edhe golin në kohën e rregullt, për të vulosur fitoren 3-1 e kualifikimin e Shalkes, që bëhet skuadra e dytë gjermane që kalon turin bashkë me Hanover.
Vendi me më shumë skuadra pjesëmarrëse mes 16 më të mirave të Europa League mbetet Spanja, pasi të tre ekipet e saj pjesëmarrëse, Valenca, Atletik Bilbao dhe Atletiko Madrid, kanë kaluar lehtësisht turin. Skuadra e vetme italiane në garë është Udineze, e cila ka bërë mrekullinë duke fituar 3-0 në Greqi përballë PAOK. (LajmeShqip.com)
REZULTATET
A. BILBAO-Lokomotiv M. 1-0
VALENCIA-Stouk 1-0
Bryzh-HANOVER 0-1
Paok-UDINEZE 0-3
S. LIEZH-V. Krakovë 0-0
TUENTE-S. Bukuresht 1-0
PSV-Trabzonspor 4-1
A. MADRID-Lacio 1-0
SHALKE-Viktoria Plzen 3-1
S. LISBONA-L. Varshavë 1-0
METALIST-R. B. Salcburg 4-1
OLIMPIAKOS-Rubin Kazan 1-0
BESHIKTASH-S. Braga 0-1
M. JUNAJTID-Ajaks 1-2
Anderleht-AZ ALKMAR 0-1
*Me shkronja kapitale skuadrat e kualifikuara
SHORTI I 1/16 TË FINALEVE
Metalist-Olimpiakos
Mançester Siti-S. Lisbona
Tuente-Shalke
S. Liezh-Hanover
Valencia-PSV
AZ Alkmar-Udineze
A. Madrid-Beshiktash
Mançester Junajtid-A. Bilbao
Thursday, 23 February 2012 23:49