Ish-trajneri i Lids dhe Aston Vila, Devid O’Liri, thotë se kampionati anglez është duke shkuar mbrapsht.
O’Liri është i shqetësuar se anglezët nuk po mund ta mbajnë këtë turne si markën më emocionuese të futbollit në botë.
“Cilësia e Premier League nuk është përmirësuar – vetëm sa ka shkuar mbrapa”.
“Çelsi ka patur regres, Arsenal gjithashtu, Liverpul nuk është një skuadër shumë e fortë”.
“Unë mendoj se edhe Sër Aleks nuk e ka bërë më të mirën me Mançester Junajtid, edhe pse vitin e kaluar ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve”.
“Mançester Siti ka pasur një sasi të pabesueshme të hollash për të shpenzuar, por ata janë ende në zhvillim”.
“Unë sapo jam kthyer nga Dubai dhe atje tifozët janë vërtetë të merakosur rreth kampionatin anglez e më së shumti me mbrojtësit e skuadrave të mëdha të cilët po pësojnë shumë gola si në kampionat, ashtu edhe në Evropë”.
“Kujtoni Çelsin e Zhoze Murinjos me një Terri gjigant dhe një Frenk Lampard të fortë, një ekip me të vërtetë shumë i fortë. Gjithashtu shikojeni Arsenalin e disa viteve më përpara ose Mançester Junajtid me Kristiano Ronaldo”, ishte shqetësimi i O’Lirit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 23 February 2012 16:55