Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç është i gatshëm të largojë Eshli Kol nga klubi për t’i bërë qejfin trajnerit Andre Vijas-Boas.
“The Sun” thotë se Abramoviç është i pakënaqur me yjet të cilët kritikuan taktikat e trajnerit dhe është i vendosur për t’i larguar që të gjithë sapo t’i jepet mundësia.
Një burim i brendshëm ka thënë: “Kur lojtarët i bëjnë pyetje menaxherit, llogaritet sikur ia bëjnë pronarit, pasi Vijas-Boas ishte zgjedhje personale e Abramoviç”.
“Në të kaluarën, lojtarët e mirë kanë triumfuar lehtësisht përballë një trajneri jopopullor”.
“Por kësaj here Abramoviç është ngopur me budallallëqet e tyre”, ka treguar një burim brenda klubit për gazetën britanike. (LajmeShqip.com)
Thursday, 23 February 2012 11:16