Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, nuk është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij që u mund 1-0 nga Bazeli në Ligën e Kampioneve. Por ajo që nuk ka kënaqur më shumë presidentin e bavarezëve, është sjellja e Frenk Riberi, i cili nuk i dha dorën trajnerit Jup Heinkes, pasi ky i fundit e zëvendësoi.
“Pse pyetni për një shtrëngim duarsh kur mund të flasim për futboll. Ai u mërzit se e zëvendësuan, e çfarë pastaj?”, ishte shpërthimi i papritur i Hënes para gazetarëve, të cilët nuk pritnin një reagim të tillë nga drejtuesi më i lartë i klubit.
Ndërkohë, presidenti i nderit i bavarezëve, Franc Bekenbauer, ka folur vetëm për faktin se Bajerni duhet të ketë kujdes në prapavijë për të evituar një disfatë më të rëndë në ndeshjen e kthimit.
“Situata është përkeqësuar por nuk është dramatike. Bazeli është një ekip i mirë në ndeshjet jashtë e nëse shënojnë në ndeshjen e dytë, do të na duhet të gjejmë tre herë rrugën e rrjetës“.
“Unë mendoj se Bazeli i ka të gjitha mundësitë të na shënojë edhe në Mynih. Bajerni aktualisht ka problem për të gjetur rrugën e rrjetës. Po të mos ishte për Nojer, Bazeli do të na kishte shënuar gola të tjerë”, ishte komenti i legjendës së futbollit gjerman. (LajmeShqip.com)
Thursday, 23 February 2012 09:58