Boston është kthyer përsëri në një ekip normal, pasi shkëlqimi i 3 sezoneve më parë ka humbur përfundimisht. Ndonëse në gjirin e kësaj skuadre janë ende Pirs, Garnet e Alen, treshja e veteranëve ka mundur të mbajë vetëm falë eksperiencës këtë skuadër në vendin e fundit që të që të çon në playoff në Konferencën e Lindjes. Me humbjen 104-119 përballë Oklahomës, e 5-ta radhazi, tani edhe ky vend rrezikohet pasi Boston ndiqet nga afër nga Kliveland dhe Miluoki.
Një rezultat i rëndësishëm edhe për renditjen në Konferencën e Perëndimit ka qenë suksesi 96-91 i LA Leikërs në fushën e Dallas. Kobi Brajant këtë radhë është kthyer në “spektator” me 15 pikët e tij, ndërsa drejtimin e skuadrës e kanë marrë Andre Bynum (19 pikë, 14 topa në tabelë) dhe Pau Gasol (24 pikë, 9 topa në tabelë). Për LA Leikërs, ky ishte një sukses mjaft i rëndësishëm pasi vjen përballë një prej skuadrave rivale për t’u ngjitur në katërshen e më të mirëve në Konferencën e Perëndimit që mund t’i favorizojë në playoff. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
22.12.2012
Boston-Oklahoma 104-119
Detroit-Toronto 93-103
Nju Orlins-Kliveland 89-84
Indiana-Sharlot 102-88
Sakramento-Uashington 115-107
Atlanta-Nju Jork 82-99
Orlando-Nju Xhersi 108-91
Utah-Minesota 98-100
Filadelfia-Hjuston 87-93
Miluoki-Çikago 91-110
G. Steit-Feniks 106-104
LA Leikërs-Dallas 96-91
Denver-LA Klipërs 95-103
Thursday, 23 February 2012 09:01