Trajneri i Romës, Luis Enrike, shpreson që miku i tij, Pep Guardola, të vazhdojë të drejtojë Barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm.
Ai dhe Guardiola ishin shokë skuadre te klubi katalanas nga viti 1996 deri në vitin 2001, duke fituar dy tituj kampion, dy Kupa Mbreti dhe një Kupë Kupash.
Trajneri aktual i Romës ka ndjekur hapat e shokut të tij, pasi u emërua trajner i Barcelonës B kur Guardiola kaloi në pankinën e ekipit të parë.
“E ardhmja e Guardiolës? Dua që ai të vazhdojë, për veten dhe klubin. Ai është shumë i zgjuar, është katalanas dhe mban shpirtin e Barçës brenda vetes, por duhet të vendosë për të ardhmen e tij dhe ta thotë një gjë të tillë”, deklaroi Luis Enrike.
Ai është cilësuar si një nga alternativat për të zëvendësuar Guardiolën nëse ky vendos të mos rinovojë. Por drejtuesit e Romës kanë bërë të ditur se trajneri spanjoll do të vazhdojë me ta të paktën deri në fundin e kontratës aktuale që mbyllet në qershor 2013. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 February 2012 12:23