Agjenti i Ezekiel Lavecit thotë se ai mund të jetë në lëvizje këtë verë, ndërsa është folur shpesh se Liverpul dhe Inter kanë qenë të interesuara për futbollistin e kombëtares së Argjentinës.
“Ai ka një kohë të gjatë në Napoli, por unë nuk mund të them se ai do të qëndrojë përgjithmonë këtu. Ne mund të gjejmë një propozim interesant për të dhe për Napolin”, tha Alehandro Maconi.
“Në përvojën time, kurrë nuk mund të thuash kurrë, sigurisht çdo zgjedhje do të bëhet me një akord midis lojtarit dhe klubit”.
“Ka shumë thashetheme të rreme, duke përfshirë edhe thashethemet e Interit. Mund ta konfirmoj me siguri që është thashetheme pasi askush nuk ka biseduar me mua”, u shpreh ai. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 12:25