Arsenal ka filluar t’i bëjë presion Robin Van Persit për të nënshkruar një kontratë të re me këtë klub.
“Daily Mail” thotë se holandezi do të preferonte të presë deri në fund të sezonit para se të zhvillojë bisedime mbi një marrëveshje të re.
Por bordi i “topçinjve” janë të etur për të filluar diskutimin mbi të ardhmen e kapitenit dhe do të përpiqen për të hapur bisedimet brenda javëve të ardhshme.
Van Persi është i lumtur për të dëgjuar propozimet e klubit mbi një marrëveshje të re, por, siç qëndron puna, nuk është i përgatitur për të nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në fund të sezonit.
Por këtë radhë, Arsenali ka vendosur që të mos dorëzohet lehtë dhe i ka bërë të qartë futbollistit se nuk do ta lërë të largohet në verë, duke e mbajtur deri në përfundimin e kontratës së tij, që mbyllet në qershor 2013.
Arsen Venger i ka shpjeguar bordit se largimi i holandezit në verë do të sillte një dëm shumë më të madh se ai ekonomik i largimi të tij me parametër zero një vit më vonë. Arsyeja do të ishte se tifozët do të humbnin besimin në skuadër, ndërsa do të ishte po aq e vështirë që të bindeshin lojtarë të tjerë të fortë të vinin te “topçinjtë”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 12:02