Sulmuesi i Ganës, Asamoah Gian, ka vendosur të braktisë kombëtaren e këtij vendi duke mos u aktivizuar më për të.
Në paraqitjen e tij të fundit në Kupën e Afrikës, ai humbi një 11-metërsh në gjysmëfinalen përballë Zambias, që më vonë do të shpallej kampione e kontinentit.
Lojtari kishte humbur një 11-metërsh shumë të rëndë dy vite më parë kur gjatë Kupës së Botës 2010, humbi mundësinë të kualifikonte ekipin e tij në gjysmëfinale duke gabuar përballë Uruguait në minutën e 120-të.
Lojtari ka marrë shumë kritika si dhe ka marrë kërcënime nga tifozë të shumtë, të cilët e quajnë atë shkaktarin kryesor për këto “fatkeqësi kombëtare”.
Gian ka shënuar deri tani 28 gola në 59 ndeshje me fanellën e përfaqësueses, ndërsa ka shënuar emrin në histori si ganezi i parë që shënon në një Kupë Bote. (LajmeShqip.com)
Sunday, 19 February 2012 14:03