Ndeshjet e para për 1/32 e finaleve të Europa League kanë dhënë informacionet e para mbi ata që do të jenë skuadrat që do të kalojnë turin, por edhe kush janë pretendentët realë për të fituar këtë turne.
Bien në sy menjëherë fitoret e dy skuadrave të Mançester, të cilat kanë triumfuar në sfida aspak të lehta jashtë fushës së tyre. I pari ka qenë Mançester Junajtid që ka marrë një fitore të pastër 2-0 në Holandë përballë Ajaksit vendas, falë golave të Jang e Hernandez, duke siguruar kalimin në turin tjetër.
Një sukses jashtë fushës ka marrë edhe Mançester Siti, i cili ka fituar në “Do Dragao” përballë Portos, fituese në fuqi të turneut. Ndonëse Porto ka kaluar e para në avantazh me anë të Varelës, në pjesën e dytë ekipi anglez ka përmbysur gjithçka duke gjetur barazimin me një autogol të Pereiras e më pas duke realizuar fitoren falë Agueros.
Në ndeshjet e tjera, bien në sy suksesi 1-0 i Valencias në fushën e Stouk, por sidomos suksesi 3-1 i Atletiko Madrid në fushën e Lacios. Të dy skuadrat spanjolle janë ndër rivalët më të fortë të ekipeve angleze për fitoren e turneut për klube të dytë për nga rëndësia në Evropë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Lokomotiv M.-A. Bilbao 2-1
Ajaks-Mançester Junajtid 0-2
Salcburg-Metalist 0-4
AZ Akmar-Anderleht 1-0
Lacio-Atletiko Madrid 1-3
Viktoria Plzen-Shalke 1-1
Legia Varshavë-Sporting 2-2
Porto-Mançester Siti 1-2
Stouk-Valencia 0-1
Steaua Bukuresht-Tuente 0-1
Visła Krakovë-S. Liezh 1-1
Udineze-PAOK 0-0
Trabzonspor-PSV 1-2
Hanover-Bryzh 2-1
Thursday, 16 February 2012 23:23