Herri Redknap për herë të parë i ka hapur rrugë mundësisë për t’u bërë trajneri i Anglisë, duke deklaruar se mund ta bënte këtë detyrë me kohë të pjesshme deri në përfundimin e Euro 2012.
Më parë ai kishte theksuar se ishte e pamundur që të ishe njëkohësisht trajneri një klubi dhe i një kombëtareje, por mesa duket ka ndërruar mendje.
“Do të isha një gënjeshtar nëse do të thoja se nuk jam zgjedhja më popullore. Unë e di që jam i tillë, ka qenë në çdo gazetë, çdo ditë”, tha Redknap.
“Por kjo nuk është një zgjedhje e lehtë. Unë kam një punë të mirë, punoj me njerëz të mirë dhe kam një skuadër të mirë. Tifozët kanë qenë të shkëlqyer me mua, nuk do të ishte e drejtë të largohesha tani kur jemi në këtë pozicion me skuadrën”.
“Me kohë të pjesshme? Mendoj se është e mundshme deri në Kampionatin Evropian. Por nëse mendohet që të vazhdohet me dy detyra për një periudhë afatgjatë, besoj se është e pamundur. Të duhet të vëzhgosh kundërshtarët dhe të vëzhgosh lojtarët e kombëtares njëkohësisht”.
“Ndoshta për Evropianin nuk është një problem kaq i madh. Por në momentin që ky aktivitet mbaron, një trajner duhet të mendojë për skuadrën e klubit. Të bësh të dy detyrat me kohë të plotë është e pamundur”, përfundoi trajneri i Totenhem. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 February 2012 19:53