Sër Aleks Ferguson as që e mendon të japë dorëheqjen dhe të dalë në pension siç do të kishin bërë shumë të tjerë në moshën e tij.
Në një intervistë për “FIFA.com” 70 vjeçari tha: “Për sa kohë që puna ime është e bukur dhe unë jam në shëndet të mirë, unë jam këtu”.
Në 37 vitet e tij të shërbimit, Ferguson ka fituar tashmë 48 tituj, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në histori.
Ai e përshkruan krejt thjeshtë sekretin e tij për suksesin: “Unë kam pasur mundësinë të punoj gjatë dhe të planifikoj dy ose tre vjet më parë, kjo rrallë është e mundur në vende të tjera”.
Të enjten, menaxheri i Junajtid dhe ekipi i tij do të konkurrojnë në Europa League me Ajaks Amsterdam.
Ai mund të përfundojë sezonin duke i shtuar vetes një trofe që nuk e ka fituar ende, siç është ai i Ligës së Evropës. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 15 February 2012 14:15