Garet Beil ka mirëpritur ardhjen dhe ndikimin e Luis Saha te Totenhem. Ky i fundit shënoi dy herë në fitoren ndaj Njukasëll të shtunën.
“Ai ka luajtur në mënyrë fantastike. Ne të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë ai, ne kemi luajtur kundër tij vit pas viti”, ka thënë Beil për “Spurs TV Online”.
“Ai ka qenë gjithmonë një kërcënim kundër nesh dhe tani që e kemi atë në ekipin tonë është një nxitje e vërtetë. Ai është një lojtar cilësor, shënoi dy gola tërësisht të merituar”.
“Ai edhe në stërvitje ka treguar se tashmë është një lojtar i klasit botëror, ka luajtur në nivelin më të lartë dhe ne jemi të kënaqur që e kemi atë në skuadër”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 15 February 2012 12:28