Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka insistuar se klubi nuk ishte në gjendje të mbajë Samuel Eto’o dhe Tiago Mota. Kamerunasi nënshkroi për Anzhi Makhashkala verën e kaluar për rreth 28 milionë euro, ndërsa Mota iu bashkua Paris Sent Zhërmen në janar për 10 milionë euro.
Transaksionet e Interit në tregun e transferimeve ka qenë objekt i kritikës dhe arsyeja kryesore për sezonin e dobët që po kalon në Serie A, por Morati theksoi se ata ishin të pafuqishëm në ndalimin e dyshes Eto’o–Mota.
“Unë mendoj se jam një tifoz i Inter dhe në qoftë se disa lojtarë largohen, kjo është për shkak se nuk ekzistojnë kushtet për t’i mbajtur “, tha Morati për “Corriere della Sera”.
“Asgjë nuk është bërë rastësisht ose sipërfaqësisht, ne gjithmonë kemi parasysh nevojat e momentit”.
Presidenti pastaj pranoi se skuadra e tij mund të ketë marrë disa lojtarë të gabuar, por vuri në dukje se pakënaqësitë e tifozëve shpjegohen me suksesin e klubit në sezonet e fundit.
“Është e mundur që ne kemi marrë disa vendime të gabuara”, shpjegoi Morati. “Por unë nuk mendoj se kemi bërë shumë gabime, për më tepër të rënda.”
“Problemi është se ne kishim bërë shumë mirë gjatë sezoneve të fundit. Në vitet e fundit kemi gjetur lojtarët që ishin në gjendje të hyjnë shpejt në mekanizmin e ekipit.”
“Futbolli nuk është matematike dhe strategjitë, si përtëritja e cila dukej korrekte, nganjëherë nuk sjellin rezultatet që kërkohen”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 February 2012 19:42