Heroi i Inter, Luis Suarez ka mbrojtur punën e drejtorit sportiv të Interit, Marko Branka. Ky i fundit është kritikuar për punën e tij të tregut të transferimeve me Inter që tani po kalon një sezon të vështirë.
Por Suarez, i cili ende punon si një skaut për Interin, për “TMË” tha: “Mos e bëni Brankën fajtor për rënien, ai ishte këtu edhe kur Interi fitoi titullin, nuk është faji i tij, ka më shumë fajtorë kur skuadra nuk fiton. Tani pse flasim për të?”
Ish-trajneri Xhian Piero Gasperini tha se ai nuk u mbështet në tregun e transferimeve gjatë kohës së tij në krye të skuadrës, por Suarez për të tha: “Ai foli në kohë të gabuar, ai kishte mundësi të fliste më herët kur gjërat nuk i shkonin mirë…kur shkon mirë është e lehtë për të thënë gjëra të caktuara”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 February 2012 14:00