Ylli i skuadrës franceze, Lilë, Eden Hazard, ka garantuar se ai nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me Totenhem.
Mediat raportuan se Hazard, i cili ka treguar se do të largohet nga kampionati francez në fund të sezonit, kishte rënë dakord për një marrëveshje me klubin anglez.
Futbollisti i përfaqësueses belge tani ka thënë se ky është një destinacion tërheqës, por ai nuk ka asnjë marrëveshje me ta dhe se ende nuk ka vendosur se në cilin klub në Premier League do të shkojë.
“Thashë se dëshira ime është që të lëviz drejt Anglisë, sepse unë mendoj se mund të mësoj më mirë atje, sepse atje ka ndeshje të mëdha çdo javë, madje edhe me ekipet e vogla, ndeshjet e mëdha janë me një atmosferë të jashtëzakonshme”, tha Hazard për “TV Channel RTBF”.
“Totenhemi është një thashethem. Ky është një klub që më intereson, natyrisht, sepse ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të madh”.
“Nuk kam firmosur ende asgjë – është shumë herët. Për momentin unë dua të përqendrohem te Lilë”.
21-vjeçari shtoi se një largim drejt Spanjës ka shumë pak gjasa, pavarësisht se La Liga i pëlqen atij.
“Spanja është ndoshta vendi më i mirë për stilin tim të lojës, por unë mendoj se duhet të jesh te Barcelonë ose Real Madrid për të fituar tituj”, tha Hazard. “Është e vështirë për të luajtur në një klub të madh në moshën time.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 February 2012 12:32