Majemi këtë sezon ka vendosur t’i besojë më shumë Lebron Xhejms, i cili duket shumë më i përqendruar te lufta për titull sesa në sezonin e kaluar. Përballë Miluoki, e vetmja skuadër që i ka mundur dy herë në këtë sezon, Xhejms&Co. nuk kanë vuajtur shumë këtë radhë falë edhe paraqitjes së këtij të fundit me 35 pikë, 8 topa në tabelë e 3 pasime, ndërsa ka shfrytëzuar çdo rast të mundshëm për të treguar forcën e tij edhe në zhytjet në kosh. Rezultati ishte krejtësisht i njëanshëm, me Majemin që fiton lehtësisht 114-96 jashtë fushe dhe tashmë është vetëm një ndeshje larg Çikagos në garën për kryesimin e Konferencës së Lindjes.
Ndeshja më argëtuese dhe rivalizuese e natës ka qenë padyshim ajo mes Dallas dhe LA Klipërs. Kampionët në fuqi dhe Dirk Novicki janë zgjuar nga “gjumi letargjik” i muajit janar dhe tashmë po marrin fitore pas fitoreje për të ngjitur dalëngadalë shkallët në renditje. Në ndeshjen ndaj Klipërs, sfida ka qenë mes yllit të kalifornianëve, Bleik Grifin dhe gjigandëve të Dallas të cilët e kanë kthyer këtë ndeshje në një garë zhytjesh. Kampionët kanë treguar veten në minutat e fundit, duke fituar me rezultatin 96-92. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Minesota-Orlando 89-102
Filadelfia-Sharlot 98-89
Utah-Nju Orlins 80-86
Majemi-Miluoki 114-96
LA Klipërs-Dallas 92-96
Feniks-G. Steit 96-102
Tuesday, 14 February 2012 09:06