Endi Keroll është i bindur se do të bëhet shumë shpejt një emër i njohur për të gjithë tifozët e Liverpuli, ndonëse këta të fundit kanë një vit që presin të shohin maksimumin e sulmuesit të blerë nga Njukasëll për 35 milionë paund.
Futbollisti ka qenë zhgënjyes dhe kjo ka sjellë edhe thashethemet për një largim të tij të mundshëm nga ky klub. Por ai nuk mendon se kjo do të ndodhë dhe është i bindur se shumë shpejt do të arrijë të shënojë me vazhdimësi.
“A jam penduar që kam ardhur të Liverpuli? Aspak! Klubi ka qenë i shkëlqyer me mua këtë vit dhe po të njëjtën gjë mund të them për ata jashtë klubit. Unë kam nënshkruar një kontratë këtu dhe ky është klubi për të cilin do të luaj”, ishte komenti i Keroll.
Futbollisti është mbrojtur nga trajneri Dalglish, i cili ishte ai që insistoi për transferimin e tij gjatë janarit të vitit të kaluar. A e bëri një gjë të tillë edhe pas ndeshjes me Mançester Junajtid, ku Keroll ishte protagonist në të d golat.
“Kam filluar të hyj në ritmin tim normal. Të gjithë po mësojnë sesi luaj unë dhe unë po i përshtatem lojës së të tjerëve. Shumë shpejt do të shihni edhe njëherë se çfarë jam në gjendje të bëj”, përfundoi lojtari. (LajmeShqip.com)
Monday, 30 January 2012 13:23