Sulmuesi i Mançester Siti, Mario Baloteli, ka deklaruar publikisht se është i pafajshëm në rastin e shkeljes së Skot Parker.
Incidenti që ndodhi gjatë ndeshjes që Mançester Siti fitoi 3-2 ndaj Totenhem, sipas lojtarit nuk ishte aspak i paramenduar dhe se ai nuk kishte ndër mend të shkelte në kokë futbollistin kundërshtar.
“E kam pranuar dënimin pasi nuk mund të provoja pafajësinë time. Po unë nuk jam i dhunshëm. Nuk u mundova me dashje të vë takën e këpucës mbi kokën e Parker”, ishte komenti publik i Balotelit për mediat.
Vetë klubi ka pranuar dënimin prej katër ndeshjesh që i është dhënë lojtarit, ndonëse trajneri Mançini mendon se ky vendim ka qenë i gabuar.
“Unë nuk jam dakord me këtë vendim por nuk mund të bëjmë asgjë në këtë situatë. Ia shpjegova këtë edhe Marios dhe ai më kuptoi”, ishte komenti i trajnerit italian. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 13:19