Andres Sançez, ish-presidenti i Korinthians, ka pohuar se “eksperimenti” i ringjalljes së Adrianos kishte dështuar në mënyrë spektakolare.
“Mua më pëlqen që të rrezikoj. Kush tjetër do ta kishte marrë Ronaldon i cili prej katër muajsh stërvitej me Flamengon? Por në fakt ai erdhi, filluan protestat, por jo me zë të lartë pasi të gjithë e dinin që Ronaldo ishte një futbollist i cili ishte ringjallur disa herë. Në fund, ai i fitoi zemrat e të gjithë tifozëve. Që nga ai moment, për klubin tonë ekzistonin dy periudha, para dhe pas Ronaldos”.
Sançez ka treguar se dëshironte që të përsëriste këtë eksperiencë kur vendosi që të firmoste me Adrianon, por pranon që gjërat nuk shkuan si dëshironte ai.
“Tani i kam humbur të gjitha shpresat. Kam investuar te ai por e kuptoj që kam bërë një gabim të madh”, u shpreh ish-presidenti i Korinthians duke iu referuar jo vetëm rendimentit të dobët të lojtarit në fushë, por edhe jetës së shthurur që bën jashtë saj. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 20:03