Shtutgarti ka bërë të ditur se ka mbyllur zyrtarisht transferimin nga Hofenhaim të sulmuesit Vedad Ibisheviç, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2016.
Dy klubet kanë vendosur që shifra të mos bëhet publike, por mediat gjermane bëjnë të ditur se akordi është arritur për një shumë të përafërt me 5.5 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur që transferimi u arrit, Shtutgarti është një klub i madh me një potencial të jashtëzakonshëm”, ishin fjalët e para të 27 vjeçarit.
“Unë do të bëj pjesën time, në mënyrë që të ngjitemi përsëri lart në renditje në pjesën e dytë të sezonit. Pres me padurim atmosferën e jashtëzakonshme të stadiumit “Mercedes-Benz Arena”.
Futbollisti i përfaqësueses boshnjak ka shënuar në këtë sezon 5 gola për Hofenhaim, ndërsa është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje, dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse ai kërkoi një transferim. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 19:13