Çdo klub që dëshiron të marrë Garet Beil nga Totenhemi, duhet të mendohet mirë nëse do të bëjë një investim të tillë. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë bërë të ditur se lojtari mund të largohet vetëm nëse një klub ofron 150 milionë stërlina për të.
Gazeta britanike “Daily Mirror” ka bërë të ditur se Mançester Siti ka bërë një kërkesë zyrtare për të blerë futbollistin. Por drejtuesit e skuadrës janë shtangur nga përgjigja që kanë marrë pasi nuk e imagjinonin që për futbollistin uellsian duhej të shpenzonin më shumë se shifra rekord që harxhoi Real Madrid për Kristiano Ronaldo dhe Kaka së bashku në vitin 2010.
Për Mançester Sitin ka qenë një goditje e dyfishtë, pasi ky klub e “injoroi” futbollistin në vitin 2009, kur Totenhemi ishte gati ta shiste vetëm për 4 milionë stërlina.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2015 me Totenhem dhe ka bërë të ditur se nuk e ka problem të qëndrojë në radhët e kësaj skuadre, për sa kohë që ajo është në gjendje të luftojë si e barabartë me ekipet më të mira në Angli dhe Evropë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 22 January 2012 13:20