Ndonëse në pamje të parë gjithçka duket e qetë, të Reali i Madridit situata është tensionuar në maksimum pas humbjes me Barcelonën. Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar një debat të ashpër mes Zhoze Murinjos dhe Serxho Ramos, ku palët nuk kanë kursyer njëra-tjetrën me akuza dhe kundërakuza. Më poshtë teksti i plotë i debatit i publikuar në gazetën spanjolle…
Murinjo: “Serxho, më ke masakruar me fjalët që ke thënë në zonën miks”.
Ramos: “Mister, ju keni lexuar vetëm atë që shkruan shtypi, jo atë që është thënë në të vërtetë”.
Murinjo: “Sigurisht, sikur të mos ishte i vërtetë fakti se spanjollët mbrohen nga miqtë e shtypit vetëm se kanë qenë Kampionë Bote, ashtu si portieri (duke iu referuar Kazijas që gjendej 30 metra larg, duke u stërvitur me portierët e tjerë).
Kazijas (thërret nga distanca): “Mister, këtu gjërat thuhen në fytyrë, apo jo?!”.
Një tjetër diskutim shpërthen mes Murinjo dhe Serxho Ramos.
Murinjo: “Serxho, ku ishe te goli i parë që pësuam?”.
Ramos: “Po mbuloja Pike”.
Murinjo: “Por duhej të mbuloje Pujol”.
Ramos: “U përplasëm me Pike dhe vendosëm që të ndryshonim mbulimet”.
Murinjo: “Fantastike, tani luani pa trajner?”.
Ramos: Jo, por varet nga situata, shpesh në ndeshje mund të ndryshosh mbulim. Ndoshta ju nuk e dini pasi nuk keni luajtur asnjëherë futboll…”. (LajmeShqip.com)
Sunday, 22 January 2012 10:47