Presidenti i Los Anxhelos Galaksi, Tim Leiueke, ka konfirmuar se një prej futbollistëve që admiron më shumë është Frenk Lampard. Megjithatë, ai ka sqaruar se nuk është bërë ende asnjë ofertë për mesfushorin e Çelsit.
Aktualisht, klubi kalifornian e ka të vështirë të afrojë një tjetër futbollist me emër për shkak të rregullores së kampionatit MLS, ku çdo ekip ka të drejtë të marrë 3 lojtarë të cilëve mund t’u garantojë rroga më të larta se “tavani”që është vendosur për pjesën tjetër të ekipit. Në radhët e Galaksi tashmë janë Devid Bekam, Landon Donovan dhe Robi Kin që plotësojnë treshen.
“Unë jam një fans i Lampard pasi mendoj se ai është një futbollist i madh. Kur mendoj për Çelsin më shkon mendja te Lampard. A e shoh me fanellën e Galaksi? Duhet ta pyesni atë. Ne na u deshën 2 vjet për të sjellë Devid Bekam këtu. Për momentin mund të them vetëm që jam një fans i tij”, trego Leiueke.
Ndërkohë, edhe Devid Bekam nuk e ka hedhur poshtë si mundësi afrimin e shokut të tij të kombëtares angleze. “Nëse ai vendos të largohet nga Çelsi, nuk ka skuadër në botë që nuk do ta dëshironte. Gjithçka mund të ndodhë, pasi pronarët këtu janë shumë bindës”, deklaroi mesfushori anglez. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 16:37