Drejtori teknik i Interit, Marko Branka, ka konfirmuar se kjo skuadër nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Karlos Tevez dhe pas dy ditësh do të bëjë gati një ofertë të re për sulmuesin.
“Mendoj se Tevez është më pranë PSZH pasi menaxheri i tij ka marrë një ofertë shumë të mirë. Megjithatë, unë nuk jam as optimist e as pesimist rreth kësaj çështje. Jemi ende të interesuar dhe do të vazhdojmë të flasim me menaxherin e tij. Mendoj se do të kthehemi me një ofertë konkrete pas dy ditësh”, shpjegoi ai për mediat italiane.
Branka ka treguar se kjo çështje do të zgjidhet në orët e fundit të merkatos dhe jo brenda kësaj jave. “Nuk besoj se është vonë për ne. Nuk janë një apo dy ditë që bëjnë diferencën dhe merkatoja nuk është se do të mbyllet tani shpejt. Tiago Mota? E di që Leonardo e dëshiron por nuk ka bërë asnjë ofertë. Megjithatë, vështirë se ikën nga ne në janar”, përfundoi drejtori teknik i Interit. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 11:33