Hektor Kuper është një manipulues ndeshjesh. Ky është rezultati i një hetimi ndërkombëtar që ka sinjalizuar se trajneri argjentinas ka bashkëpunuar me kamorran duke trukuar takimet e kampionatit spanjoll dhe argjentinas.
Ish-tekniku i Interit është marrë në pyetje nga hetuesit në Spanjë dhe sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ka dhënë përgjigje qesharake rreth 200 mijë eurove të përfituara nga kamorristët.
Në fakt, dy persona kanë udhëtuar nga Italia me 200 mijë euro të fshehura brenda mbathjeve në aeroport, para të cilat më pas i janë servirur Kuper për të trukuar ndeshjet e kampionatit spanjoll dhe argjentinas.
Justifikimi i Kuper ka qenë qesharak, duke thënë se këto para të kamorrës i shërbenin vjehrrës së tij për të ristrukturuar shtëpinë.
Kuper tani akuzohet përveç të tjerave edhe për riciklim parash, një akuzë ndaj të cilës e ka të vështirë të përgjigjet. Pas publikimit në media të këtij lajmi, avokati i argjentinasit ka bërë të ditur se kërkohet një takim tjetër me hetuesit, ndoshta këtë radhë për të treguar gjithçka. (LajmeShqip.com)
Thursday, 19 January 2012 12:27