Mario Gomez nuk ka ndër mend të lëvizë nga Bajerni i Mynihut, cilado qoftë oferta që vjen për të. Kontrata e 26 vjeçarit përfundon në vitin 2013 por futbollist është i qetë për rinovimin pasi nuk ka ndërmend të lëvizë nga ky klub.
“Aktualisht nuk kam asnjë ambicie për t’u larguar. Jam te një prej klubeve më të mira në botë, nuk kam pse të kërkoj të shkoj në një vend tjetër”, u shpreh ai.
Lojtari nuk pranon krahasimet që i bëhen me Gerd Myler, ndërsa ka sqaruar se nuk kërkon të thyejë rekordin e golave në Budesligë.
Ai ka qenë në një formë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni, duke shënuar 16 gola në po aq ndeshje me skuadrën bavareze. Megjithatë, rekordi i Myler mbetet ende shumë larg, 40 gola gjatë të njëjtit kampionat.
“Ky nuk është një objektiv që i kam vënë vetes. Për mua është më e rëndësishme të shënoj me vazhdimësi gjatë viteve. Preferoj më shumë 5 sezone radhazi ku shënoj 20 gola sesa një me 40 dhe të tjerë me nga 8”, deklaroi sulmuesi i përfaqësueses gjermane. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 January 2012 13:32