Arsen Venger është gati që të vërë përsëri në rrezik reputacionin e tij, duke vendosur që të mos afrojë lojtarë të rinj gjatë merkatos së janarit.
Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, pavarësisht irritimit të tifozëve të skuadrës për këtë strategji kursimi, tekniku francez mendon se mund të kalojë këtë periudhë krize pa patur nevojë që të shpenzohet.
E vetmja gjë që mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje është një rezultat negativ me Mançester Junajtid në ndeshjen e të dielës.
Arsenali ka humbur 3 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa tifozët kritikuan lojtarët dhe patën një përballje me Tierri Henri pas humbjes me Suonsi në fundjavë.
Megjithatë, Venger ka vendosur që t’i rezistojë tundimit dhe të vazhdojë me ekipin aktual.
“Topçinjtë” gjenden në vendin e 5-të në renditje dhe aktualisht kanë të 4 qendërmbrojtësit të dëmtuar. Por në vend që të shohë për të blerë lojtarë të rinj, Venger tani shpreson që të riaftësojë në kohë Santos dhe Kiran Gibs. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 January 2012 13:12