Majemi ka mundur San Antonion në një ndeshje me dy fytyra, ku gjithçka është vendosur nga saktësia e gjuajtjeve nga distanca. Në pjesën e parë gjithçka ka folur për miqtë nga Teksas, të cilët kanë dominuar duke krijuar vazhdimisht një avantazh dyshifror. Por pas pushimit, Majemi është kthyer dominues sidomos në gjuajtjet nga prapa harkut, duke u shkëputur ndjeshëm dhe duke fituar 120-98 ndaj ish-kampionëve.
Në takimet e tjera, bie në sy fitorja e Çikago ndaj Feniks me rezultatin 118-97. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes arritën të triumfonin edhe pse MVP i sezonit të kaluar, Derrik Rouz, e pa ndeshjen si spektator i thjeshtë pasi vuan ende pasojat e një dëmtimi. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
17.01.2012
Sharlot-Orlando 89-96
G. Steit-Kliveland 105-95
San Antonio-Majemi 98-120
Denver-Miluoki 105-95
Detroit-Hjuston 80-97
Feniks-Çikago 97-118
LA Klipërs-Utah 79-108
Wednesday, 18 January 2012 09:10