“Mishel Platini do të jetë një president i mirë për FIFA-n”. Kjo ishte deklarata e Sep Blater, i cili duket se e ka zgjedhur se kush është pasardhësi i tij në drejtimin e këtij institucioni.
Zvicerani, mandati i të cilit përfundon në vitin 2015, mendon se Evropa do të mundohet në të gjitha mënyrat të mbajë kontrollin e FIFA-s, duke transferuar nga UEFA në këtë post presidentin Mishel Platini, një kandidat mëse natyral.
“Mishel Platini është i gatshëm, gjithmonë nëse ai dëshiron. Ai thotë që nuk e di ende nëse do ta bëjë një gjë të tillë, por thellë brenda vetes ai e di se e dëshiron këtë post”, tregoi Blater për “France Football”.
“Jam i sigurt se ai do të jetë një president i mirë, ndoshta jo si unë, pasi gjithkush është i ndryshëm”.
“Vjen një kohë kur duhet të ndalesh dhe unë po mundohem që të arrij deri në vitin 2015. Po vjen fundi i presidencës time, po unë dëshiroj që të jem në gjendje të zgjedh pasardhësit”, deklaroi zvicerani. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 January 2012 13:27