Mançester Siti rivendosi distancën prej 3 pikësh në kreun e renditjes së kampionatit anglez falë golit me kokë të Edin Xheko që i dhuroi suksesi 1-0 në fushën e Uigan.
Pas dominimit në mbajtjen e topit nga ana e kryesuesve të kampionatit, momenti deçiziv i ndeshjes ishte në minutën e 22-të kur Edin Xheko devijoi në portën e Al Habsi goditjen e dënimit të David Silva.
Më pas Siti arriti të administronte këtë avantazh për të siguruar një fitore të rëndësishme në këtë fillim sezoni problematik ku në katër ndeshje të luajtura kishte siguruar një fitore dhe tre humbje.
Premier League
15.01.2012
Rezultatet
Uigan-M. Siti 0-1
Renditja
M. Siti 51, M. Junajtid 48, Totenhem 46, Çelsi 40, Arsenal, 36, Njukasëll 36, Liverpul 35, Stok 30, Noruiç 28, Suonsi 26, Everton 25, Sandërlend 24, Aston Vila 24, Fullhem 23, Uest Bromuiç 22, Ulvërhempton 18, Bllekbërn 17, QPR 17, Bolton 16, Uigan 15.
Monday, 16 January 2012 23:26