Ksavi Hernandez është i bindur se këtë sezon, katalanasit kanë një kundërshtar më shumë, gjyqtarët. Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Realin e Madridit në Kupën e Mbretit, Ksavi shpjegoi se kjo shihet qartë nga ajo që ka ndodhur në ndeshjet e fundit.
“Në raste të veçanta gyqtarët na dëmtojnë por këtë sezon është më shumë se herët e kaluara. E di që edhe për gjyqtarët është e vështirë por këtë vit kemi fatkeqësinë që të dëmtohemi më shumë pej tyre”, tha ai.
Në ndeshjen me Realin, skuadra nuk do të ndryshojë taktikë dhe do të kërkojë të fitojë me lojën ofensive.
“Ne mundohemi të bëjmë një lojë sa më të bukur në sulm duke kërkuar të shënojmë gola. Të njëjtë gjë do ta bëjmë edhe këtë vit, ashtu si në vitet e fundit në “Santiago Bernabeu”, ku kemi qenë guximtarë në lojën sulmuese. Ne do të sulmojmë për të shënuar”.
Më pas ai ka bërë të qartë se gjigandët katalanas nuk luajnë një sfidë personale kundër Zhoze Murinjos, por kundër Realit të Madridit.
“Kjo ndeshje nuk është kundër Zhoze Murinjos, është kundër Realit të Madridit. Të luash kundër tyre na motivon por nuk e di nëse ata e mendojnë në të njëjtën mënyrë”
“Më ka pëlqyer gjithmonë të luaja në “Santiago Bernabeu”. Cilën “Klasike” kujtoj më mirë? Ajo 5-0 në “Kamp Nou” ku superioriteti jonë ishte i dukshëm”, deklaroi mesfushori katalanas. (LajmeShqip.com)
Monday, 16 January 2012 19:57