Pas dy vitesh errësirë, Interi kthehet përsëri padron i derbit të Milanos. Zikaltërit e bëjnë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar “jashtë” falë golit të Milito në pjesën e dytë të takimit të luftuar në çdo centimetër fushë nga të dy skuadrat. Gëzimit për suksesin kundër Milanit i shtohet edhe gëzimi i përmirësimit të ndjeshëm të pozitave në renditje për ekipin e Ranierit që tashmë është vetëm 6 pikë larg kreut, ndërsa vetëm 6 javë më parë ishte pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.
Nuk ka përfituar Juventus që është ndarë në barazim 1-1 me Kaljarin në një ndeshje me mjaft emocione. Dukej se bardhezinjtë do të fitonin lehtësisht falë golit të shpejtë të Vuçiniç, por në pjesën e dytë të takimit ka qenë Kaljari që ka krijuar rastet më të rrezikshme duke gjetur edhe golin e barazimit me anë të Kosu.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy edhe humbja e Udinezes në fushën e Xhenoas duke mos arritur të kapë kreun e renditjes. (LajmeShqip.com)
Seria A
Rezultatet
Lacio-Atalanta 2-0
Çezena-Novara 3-1
Kievo-Palermo 1-0
Fiorentina-Leçe 0-1
Xhenoa-Udineze 3-2
Juventus-Kaljari 1-1
Parma-Siena 3-1
Milan-Inter 0-1
Renditja
Juventus 38, Milan 37, Udineze 35, Lacio 33, Inter 32, Roma 27, Napoli 27, Xhenoa 24, Kievo 23, Parma 22, Kaljari 22, Katania 22, Fiorentina 21, Palermo 21, Atalanta 20, Siena 18, Bolonja 18, Çezena 15, Leçe 12, Novara 12.
Sunday, 15 January 2012 23:18