Lojërat e para Olimpike Dimërore për të Rinj në Insbruk të Austrisë, kanë filluar me një rezultat të pabesueshëm. Gara e parë, ajo e super-gjigandit për meshkuj është fituar nga një atlet maroken, Adam Lamhamedi. Bëhet fjalë për arin e parë për Marokun dhe për një shtet nga kontinenti afrikan në Lojërat Olimpike Dimërore.
Në fakt, 16 vjeçari Adam, nuk është se ka mësuar të bëjë ski mes dunave të shkretëtirave të Marokut, por në malet kanadeze. Ai është lindur dhe rritur në Kanada, ndërsa vitin e kaluar bëri zgjedhjen e guximshme që të përfaqësonte shtetin e origjinës së babait të tij.
Edhe në medaljet e tjera të kësaj disipline ka patur një çudi, pasi medalja e bronztë e vendit të tretë i ka shkuar Joan Verdu Sançez, atletit që garon për Andorrën. (LajmeShqip.com)
Sunday, 15 January 2012 14:09