Kobi Brajant kalon për ndeshjen e katërt radhazi murin e 40 pikëve por Los Anxhelos Leikërs humbin 102-94 derbin me Klipërs. Brajant shënoi 42 pikë (7 topa në tabelë dhe 4 pasime) por kjo nuk mjaftoi përballë kundërshrtarëve të përjetshëm, të udhëhequr nga Kris Pol (33 pikë, 4 topa në tabelë dhe 6 pasime) dhe Bleik Grifin (22 pikë e 14 topa në tabelë).
Megjithatë, të dy këto skuadra duhet të mendojnë si të ndalojnë Oklahoma Siti Thandër në Konferencën e Perëndimit, pasi kjo skuadër ka arritur të marrë fitoren e 6-të radhazi duke mundur 104-92 Nju Jork Niks. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Golden Steit-Sharlot 100-112
Minesota-Atlanta 91-93
Boston-Indiana 83-97
Filadelfia-Uashington 103-90
Nju Jork-Oklahoma 92-104
Nju Orlins-Memfis 99-108
Portland-Hjuston 105-107
Toronto-Çikago 64-77
Sakramento-Dallas 60-99
Nju Xhersi-Utah 94-107
LA Leikërs-LA Klipërs 94-102
Sunday, 15 January 2012 13:34