Drejtuesit e futbollit në Indi kanë menduar të ringjallin këtë sport në vendin e tyre. Duke parë interesimin e pakët për këtë sport nga vendasit, ata kanë menduar që të rritin publicitetin duke riorganizuar kampionatin vendas dhe duke ftuar ish-yje të futbollit të kthehen në fushën e blertë.
Në prezantimin projektit të ri është bërë e ditur se 6 emrat e parë të njohur që i janë bashkuar projektit dhe kanë pranuar ofertën indiane janë Fabio Kanavaro (Itali), Fernando Morientes (Spanjë), Robi Fouler (Angli), Robert Pires (Francë), Hernan Krespo (Argjentinë) dhe Xhei Xhei Okoça (Nigeri).
Të gjithë këta lojtarë kishin braktisur futbollin e luajtur por kanë pranuar të kthehen përsëri në fushë si lojtarë në futbollin amator indian, fale edhe ofertave të rëndësishme ekonomike qe u janë bërë.
Në turneun promovues të kampionatit të Bengalas Perëndimore bëjnë pjesë 6 skuadra, të cilat do të luajnë për dy muaj kundër njëra tjetrës me sistem vajtje-ardhje. Çdo ekip do të ketë në përbërje një “legjendë” dhe do të drejtohet nga një trajner me eksperiencë ndërkombëtare. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 16:11