Drejtuesit e Paris Sent Zhërmen janë të gatshëm të ofrojnë një pagë të majme për sulmuesin e rebeluar të Mançester Siti, Karlos Tevez, pasi ata janë dorëzuar për transferimin e brazilianit Pato i cili zgjodhi të qëndrojë në Itali.
Sipas “Le Parisien”, ata tashmë i ofrojnë Tevez një pagë prej 10 milionë eurosh në vit, shumë më tepër se sa do të përfitonte në çdo klub tjetër. Kjo ofertë bëhet për ta bindur lojtarin të harrojë premtimin që i ka dhënë Milanit dhe dëshirës së tij për të veshur fanellën e kuqezinjve.
Ndërkohë, Milan ka ndërprerë negociatat me Mançester Siti për sulmuesin argjentinas për shkak të vendimit të brazilianit 22-vjeçarit për të qëndruar në San Siro.
Kushërinjtë e Interit janë gati të përsëritin ofertën e tyre ndaj klubit anglez dhe vetë futbollistit në fillimin e javës së ardhshme, ndaj kjo është arsyeja pse tashmë PSZH ngutet për të mbyllur sa më shpejt transferimin. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 12:23