Mesfushori argjentinas i Interit, Esteban Kambiaso, është i sigurt se pozicionet në renditje nuk do të ndikojnë në derbin e të dielës përballë Milanit.
“Është një ndeshje e veçantë, e kotë ta mohojmë. Ndoshta përgatitemi për të në të njëjtën mënyrë si ndeshjet e tjera, por në fushë është gjithçka ndryshe”, u shpreh një prej lojtarëve me më shumë eksperiencë në radhët e zikaltërve.
Ai më pas i ka cilësuar vetëm tentativa blofi deklaratat e Alegrit se Interi do të hyjë i “dëshpëruar” në fushën e lojës.
“Alegri thotë se kthehemi në luftë për titull nëse fitojmë? Ndoshta e thotë këtë se shpreson që ne të hyjmë në fushë duke rrezikuar më shumë. Dihet që para derbit, secili përgatit taktikën e tij, edhe jashtë fushës”, ishte deklarata e Kambiasos.
Ndërkohë, presidenti i zikaltërve, Masimo Morati, ka bërë të ditur se do të rifillojnë bisedimet me Mançester Sitin për Karlos Tevez, por vetëm pas përfundimit të derbit. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 16:37