Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, pret dy ndeshje emocionuese në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit kur ekipi i tij do të vihet përballë Realit të Madridit.
Barcelona mundi Osasunan 2-1 në natën e të enjtes për të siguruar një fitore 6-1 në total dhe tani në çerekfinale do të takohen me rivalët madrilenë. Ndeshja e parë zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 18 janar.
“Reali i Madridi është një rival i madh. Çerekfinalja do të jetë e madh dhe emocionuese për spektatorët. Barcelona dhe Madridi janë skuadra të mëdha, pasi pa marrë parasysh në çfarë gare luajnë, ata gjithmonë përpiqen për të fituar”, ka thënë Guardiola.
Megjithatë, bosi i Barcelonës theksoi se rezultati i kësaj gare nuk do të ketë ndonjë efekt në garën për titullin e La Ligës. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 16:23