Sulmuesi i Anzhi Makhashkala, Samuel Eto’o, thotë se ai nuk e ka menduar largimin nga skuadra e tij ruse.
Katër herë Futbollisti Afrikan i Vitit tha të premten se ai ka ndërmend të qëndrojë në klub për pjesën tjetër të karrierës së tij, duke hedhur poshtë thashethemet për një lëvizje eventuale në SHBA apo Evropën Qendrore.
“Unë kurrë nuk kam menduar të lë Anzhi që kur kam ardhur këtu. Për më tepër, kam ndërmend të luaj me Anzhi deri në fund të karrierës time”, ka thënë Eto’o.
Ish-kapiteni i Kamerunit shtoi se ai ka ambicie të mëdha me skuadrën nga Dagestan.
“Jam i lumtur që luaj në Anzhi dhe unë jam i vendosur për të fituar diçka serioze me klubin tim, ndoshta edhe Ligën e Kampionëve në qoftë se ne do të kem fat mjaftueshëm. Unë shpresoj se do të jem në gjendje për të luajtur edhe pesë ose gjashtë vite këtu para se të dal në pension”, ka thënë Eto’o. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 16:17