Kapiteni i Real Madridit, Iker Kazijas ka dalë në mbrojtje të shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili ka qenë subjekt i vërshëllimave nga tifozët e madrilenëve këtë sezon.
Kazijas për faqen zyrtare të klubit tha: “Kristiano Ronaldo është një lojtar shumë konkurrues i cili gjithmonë mundohet të bëjë më të mirën”.
“Njerëzit gjithmonë do të kërkojë më shumë prej tij për shkak të llojit të lojtarit. Ai dëshiron të bëjë më të mirën për vete dhe për klubin. Tifozët në Bernabeu kërkojnë shumë, dhe kjo është një gjë e mirë. Nuk ka asnjë debat rreth cilësisë së tij. Ai ka pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve”, u shpreh portieri spanjoll. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 11:15