Mesfushori Danijel Pranjiç ka njoftuar se ai është 100% i sigurt se do të largohet nga Bajern Mynih në fund të sezonit.
Kroatit 30-vjeçar i përfundon kontrata në mbyllje të sezonit 2011/12, ndërsa për të ka patur interesim nga skuadra si Volfsburg dhe Juventus.
Pranjiç refuzoi të jap detaje të tjera, por e ka konfirmuar se skuadra e tanishme nuk ka patur interes për zgjatje të kontratës.
“Unë kam katër apo pesë oferta,” tha ai për TZ. “Unë jam 100% i sigurt se do të largohem nga klubi gjatë verës”.
Pranjiç, i cili u bashkua me Bajern nga Herenven në vitin 2009, ka bërë vetëm dy paraqitje në Bundesligë këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Thursday, 12 January 2012 09:54