Kobi Brajant ka treguar se talenti i tij kalon çdo moshe dhe për të dytën natë radhazi ka shënuar 40 pikë në NBA. “Viktima” e radhës e yllit të LA Leikërs ka qenë Utah, që ka rezistuar deri në kohën e parë shtesë, por më pas është dorëzuar me rezultatin 90-87, duke ndalur një seri pozitive prej 5 fitoresh radhazi. Për Leikërs, kjo është fitorja e 4-t radhazi, e cila i ka ngjitur ato në vendin e tretë në renditjen e Konferencës së Perëndimit pas një fillimi të dobët të sezonit.
Një ndeshje entuziazmuese ka qenë edhe ajo e skuadrës tjetër kaliforniane, LA Klipërs, të cilët kanë mundur Majemin me rezultatin 95-89 në kohën shtesë, duke i shkaktuar nën-kampionëve humbjen e dytë radhazi dhe duke i hequr kryesimin në Konferencën e Lindjes. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
11.01.2012
Sakramento-Toronto 98-91
Atlanta-Indiana 84-96
Filadelfia-Nju Jork 79-85
Uashington-Çikago 64-78
Dallas-Boston 90-85
Oklahoma-Nju Orlins 95-85
Hjuston-San Antonio 95-101
Nju Xhersi-Denver 115-123
LA Leikërs-Utah 90-87
Orlando-Portland 107-104
Majemi-LA Klipërs 89-95
Thursday, 12 January 2012 09:14