Një sfidë e madhe boksi është propozuar në Twitter. Amerikani Fllojd Mejuedhër Juniors i ka dërguar fjalë filipinasit Manu Pakiao që të kryqëzojnë grushtat në ring për të përcaktuar më të mirin mes tyre.
Në botën e boksit, Mejuedhër dhe Pakiao quhen si më të mirët boksierë në qarkullim, duke bërë përpjesëtimin e forcës së grushtit me peshën trupore, ndaj apeli i bërë nga amerikani duket me shumë kuptim. “Manu Pakiao, po të të ftoj që të boksojmë më 5 maj, shkruajti Mejuedhër, – le t’i japim botës atë që dëshiron të shikojë. Dënimi im me burgim u shty sepse kjo datë është e përzgjedhur për t’u ndeshur”.
Ende nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e filipinasit që është edhe boksier, edhe kënbëtar, edhe politikan. Mejuedhër është kampion bote në peshat e mesme në federatën WBC, është kampion i 5 federatave të ndryshme, në 3 pesha të ndryshme dhe gjithsek 7 herë kampion i botës.
Pakiao është kampion i botës në peshat e mesme në federatën WBO dhe i vetmi boksier në histori që ka dalë kampion në 8 federata të ndryshme.
Wednesday, 11 January 2012 18:45